Horoskopi ditor - 12 May 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot mund të ndjeni presion lidhur me negociatat financiare ose diskutimet se si të ndani diçka. Mund të jetë në lidhje me pagat ose përpjekjet për të marrë një rritje. Mund të jetë edhe për pasuritë tuaja. Sido që të jetë, mos u shqetësoni shumë sepse kjo mund të zgjidhet brenda disa ditësh.
Demi
20 prill - 20 majSot Hëna e plotë është përballë shenjës suaj, e cila mund të krijojë tension mes jush dhe partnerëve, bashkëshortëve dhe miqve të ngushtë. Kjo është një ditë e keqe për diskutime të rëndësishme. Mos u mundoni kot. Leni gjërat anash për disa ditë në mënyrë që “pluhuri” të qetësohet.
Binjakët
21 maj - 20 qershorHëna e plotë e sotme do të nxjerrë në pah problemet me punën dhe shëndetin tuaj. Kjo Hënë e plotë e veçantë mund t'ju shtyjë të rivlerësoni qëndrimin tuaj ndaj punës. Për shembull, të mendoni më detajisht se a ndiheni krenarë për atë që bëni? Mendoni se si mund të punoni më mirë dhe çfarë ju bën më produktiv.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikMund të keni shqetësime me fëmijët tuaj sot, por ndoshta edhe takime shoqërore dhe dalje argëtuese. Romanca është një tjetër fushë që do të ndikohet nga Hëna e plotë e sotme. Kthehuni prapa dhe hidhini një sy rolit tuaj në këto marrëdhënie. Çfarë mund të bëni për t'i përmirësuar shumë aspekte?
Luani
23 korrik - 22 gushKjo është e vetmja Hënë e plotë gjatë gjithë vitit që është në fund të grafikut tuaj. Si i tillë, do të nxjerrë në pah tensionin me anëtarët e familjes, veçanërisht me një grua, ndoshta me nënën apo motrën. Mund t’ju rikthejë gjithashtu kujtime nga e kaluara. Mundohuni të mos jeni të varur nga ato!
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorEnergjia e Hënës së plotë të sotme mund të krijojë mundësi për aksidente për ju, ndaj kushtojini vëmendje gjithçkaje që thoni dhe bëni. Mos tregoni diçka për të cilën mund të pendoheni më vonë. Kjo mund të ndodhë, sepse të gjithë janë gjithmonë më emocionalë gjatë Hënës së plotë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorIdetë tuaja për paratë mund të shfaqen sot më shumë, për shkak të energjisë së Hënës së plotë. Por, nëse nuk keni shumë kujdes se si i shpenzoni ato, atëherë mund të mbeteni shumë shpejt pa një cent. Ju jeni një shenjë që nuk ju pëlqen t’i diskutoni financat tuaja me të tjerët. Prandaj, qëndroni diskret për pasurinë tuaj!.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot po zhvillohet e vetmja Hënë e plotë në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, dhe ajo mund të krijojë stres kur keni të bëni me të tjerët. Sidoqoftë, do të keni vetëdije të rritur dhe qartësi emocionale. Do të jeni më shprehës dhe të sigurt. Kjo mund të jetë gjithashtu një kohë kulmore edhe në çështje të tjera.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorHëna e Plotë sot mund t'ju bëjë të hamendësoni ose të ndjeni disa dyshime për një situatë, veçanërisht për punën tuaj, shëndetin ose një kafshë shtëpiake. Mbani në mend se përpara çdo Hëne të plotë, problemet duket se rriten, mirëpo pas saj, të njëjtat probleme zvogëlohen ose zhduken.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNdjenjat e njerëzve shpesh rriten gjatë Hënës së plotë, sepse çdo Hënë e plotë është një kundërvënie e Diellit dhe Hënës, e cila krijon kontradikta brenda nesh, të cilat mund të shndërrohen në tension. Prandaj, merreni butësisht me miqtë, fëmijët dhe partnerët romantikë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot mund të ndiheni të ngecur mes kërkesave të shtëpisë dhe familjes kundrejt kërkesave të karrierës ose reputacionit tuaj publik në komunitet. Sido që të jetë, nuk mund t'i kënaqni të gjithë. Për më tepër, njerëzit sot ju vënë re më shumë se çdo herë tjetër!
Peshqit
19 shkurt - 20 marsShmangni diskutimet rreth politikës, fesë dhe çështjeve racore sepse ato do të përshkallëzohen në debate për shkak të tensionit që krijon Hëna e plotë. Në vend të kësaj, qëndroni në tema të sigurta. Përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi, pavarësisht se dikush mund të tentojë të hedhë në dyshim gjithçka që bëni.