Horoskopi ditor - 13 Apr 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Mendoni t’i bashkoni fuqitë me një koleg. Kjo është mundësia juaj për t’i vënë në pah të gjitha idetë që keni qenë duke i mbajtur për vete. Kur i bashkoni forcat me disa njerëz pozitivë, atëherë do të njiheni me një anë tjetër tuajën. Do të befasoheni se sa shumë do të përshtateni me dikë që e keni njohur që sa kohë, por kurrë deri më tani nuk keni folur.

Demi

20 prill - 20 maj

Shumë kohë keni humbur duke u marrë me gjërat më të rëndësishme në jetë. Keni qenë të vendosur për t’i kryer punët që keni, por nuk keni lënë hapësirë për diçka tjetër në jetën tuaj. Një bisedë interesante do t’ju shpërqendrojë dhe kjo nuk është gjë e keqe. Po filloni të shikoni për gjëra të reja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Tregohuni të mençur kur bëni pazar për shtëpi. Nëse ka ndonjë paqartësi apo luhatje, mundohuni të negocioni për një çmim më të mirë apo shkoni diku tjetër, ku ju duket se është më sigurt. Një situatë e tensionuar në shtëpi mund të qetësohet shpejt nëse që të gjithë nuk i merrni problemet edhe aq seriozisht gjatë tërë kohës.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Gjërat e njerëzit po ndryshojnë vazhdimisht dhe kur kjo ndodh edhe te kolegët më të vjetër, atëherë do të ndikojë që të mos vazhdoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Po mendoni për të marrë më shumë përgjegjësi apo për ta marrë një punë në prapaskenë vetëm e vetëm që të largoheni pak nga kjo gjendje.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një person po ju nxit që të merrni një vendim për të cilin nuk jeni aspak gati. Këtë gjë keni menduar ta lini për një herë tjetër, por do të kërkohet nga ju që deri në fund të këtij viti ta tregoni vendimin tuaj. Këshillat e një miku, që ju njeh mirë, mund t’ju ndihmojnë shumë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Keni shumë mendime dhe tani nuk dini as çfarë doni të bëni. E keni vështirë që të merrni vendime kur ndiheni kështu. Keni nevojë për një vend të qetë për t’i qartësuar gjërat në kokën tuaj. Zgjidhni një vend që ju jep sado pak qetësi. Nuk është koha e duhur që të merrni pjesë në takime të rëndësishme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Për të ecur para duhet t’i besoni vetes. Nëse nuk jeni të kënaqur me një projekt grupor, atëherë largohuni. Për ta arritur një pozitë më të mirë, duhet të keni më shumë vetëbesim për gjërat që doni. Njerëzit do t’ju respektojnë më shumë, kur ju shohin se po përparoni pa ndihmën e askujt.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Diskutimet që zakonisht të tjerët iu shmangen do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni një problem familjar. Nganjëherë do të mund t’ju duket sikur jeni të vetmuar, por ka njerëz që duan t’ju ndihmojnë. Të afërmit tuaj ju kuptojnë dhe mbështetja e tyre do t’ju japë forcë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kur të tjerët kërkojnë ndihmë nga ju për një problem, e kanë mundësinë që t’i pranojnë ose mos t’i pranojnë këshillat tuaja. Nuk po mund t’ia dilni me disa obligime. Të tjerët po presin përgjigje. Sapo ta kryeni pjesën tuaj, lini të tjerëve që të vendosin se çfarë duan të bëjnë tutje.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Po punoni fort për ta kryer një punë të lënë në gjysmë, por situata është ende shumë e vështirë. Sot do të zgjoheni dhe do ta shihni se është koha për të ndryshuar. Nuk mund ta jepni më të mirën nga vetja në një punë apo lidhje, kur stresi po fillon të ndikojë në shëndetin tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeta po ju befason çdo ditë. Po filloni ta shihni fytyrën e vërtetë të dikujt. Mirësia dhe mbështetja që jua kanë shfaqur në të kaluarën kanë qenë mënyrë për ta fituar interesimin, miqësinë dhe besimin tuaj. Tani u ka rënë maska dhe po e shihni se kush janë në të vërtetë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jeni shoqëruar shumë shpejt me disa persona. Së shpejti do ta kuptoni se pse. Ata po shpresojnë se do t’i njoftoni me një person që e njihni mirë dhe edhe duan ta njohin. Pasi ta kuptoni këtë gjë, nuk do të keni më motiv që ta vazhdoni shoqërinë me ta.