Horoskopi ditor - 08 Jul 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNjë punë që keni nisur duket se nuk po jep rezultatet që keni pritur. Duket se mënyra e vetme për të ecur përpara me një projekt është që të kërkoni ndihmë. Keni dashur t’ia dëshmoni vetes se mund t’ia dilni vetë dhe në momentin që do ta kaloni këtë sfidë, asgjë nuk do t’ju ndalë për të vazhduar vetëm.
Demi
20 prill - 20 majKënaqeni kur një pune do t’i shtoni pak kreativitet, por kërkesa e një udhëheqësi të ekipit do t’ju sjellë përsëri me këmbë në tokë. Do të kërkohet ndihmë nga ju në një projekt të vështirë. Ndërrojeni mënyrën e të menduarit në një formë më praktike, pasi kjo punë do të kërkojë shumë përqendrim dhe shumë pak imagjinatë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKeqkuptimet mund t’ju sjellin diskutime të gjata, përderisa bëni çmos që ta shpjegoni veten. Do të filloni të nervozoheni, por mundohuni të tregoheni të qetë. Ndonëse zor se po i mbani ndjenjat e vërteta, aftësia juaj për t’ia dalë mbanë, edhe në situatat më të këqija, do t’u bëjë përshtypje njerëzve të rëndësishëm.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë projekt grupor po ngec për shkak të mospajtimeve në grup. Grindjet janë humbje kohe në një kohë kur do të duheshit të punonit së bashku për të pasur rezultate. Përqendrohuni në disa aspekte te punës ku pajtoheni të gjithë. Mund t’u ktheheni më vonë çështjeve që po sjellin pakënaqësi.
Luani
23 korrik - 22 gushAktivitet do t’ju ndihmojnë që të keni ditë më të zëna. Në çastin kur diçka e papritur ndodh, e parandieni se do të keni edhe disa sfida të tjera. Aftësia juaj për të qenë të qetë, kur çdo gjë shkon si mos më keq, do të admirohet nga ata që po bëjnë pak panik. Sigurohuni që të pushoni dhe t’i mbushni bateritë në fund të ditës.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorE vlerësoni nevojën për rregulla, kur është e nevojshme dhe kur janë të kuptimshme. Nuk doni t’i ndiqni rregullat që nuk kanë kurrfarë qëllimi. Nuk do të ngurroni për të kërkuar shpjegime dhe ndonëse nuk do t’i pëlqejë dikujt që është në krye të detyrës, do t’u ndihmojë shumë të tjerëve që gjithashtu i kanë pasur pyetjet e njëjta.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKeni shumë gjëra për të cilat mund të krenoheni. Shpejtësia me të cilën po punoni disa njerëzve u duket pak e frikshme, por po i arrini rezultatet e dëshiruara. Po jetoni sot për sot. Jeni të vetëdijshëm për xhelozinë e një kolegu dhe kënaqeni kur i shfaqni aftësitë tuaja para një kundërshtari.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo t’i vëreni disa thashetheme në një bisedë me një koleg apo fqinj. Kjo mund të dalë nga dikush që e njihni dhe për shkak të kësaj do të interesoheni më shumë se zakonisht për një bisedë të tillë. Do t’ju duhet t’i jepni disa informata që jeni të sigurt se dikush ka interes t’i ketë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSharmi juaj është në një nivel të lartë. Ka diçka magnetike te personaliteti juaj, e cila i tërheq njerëzit e tjerë drejt jush. Mesazhet e ndryshme do t’ju shpërqendrojnë nga gjërat te të cilat duhet të ishit përqendruar. Madje edhe bisedat ndërpriten kur e shikoni vazhdimisht e kontrolloni telefonin.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPo i qaseni punës suaj në një mënyrë më efektive sesa pjesa dërrmuese e kolegëve tuaj. Kjo do t’i habisë shumë njerëz. Nuk jeni kurrë kaq të sigurt dhe njerëzit e tjerë nuk e kanë pritur këtë qasje. Vendosmëria juaj për të punuar shumë do të ndikojë që ta fitoni respektin e të tjerëve.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNuk është ide e mirë që ta lini anash një vizitë te stomatologu. Nëse keni nevojë për mjek, caktojeni terminin. Po mendoni të nisni një dietë të re dhe të ushqeheni më shëndetshëm. Nëse është kështu, mos u brengosni që nuk do ta keni vendosmërinë për t’ju përmbajtur. Ju ia dilni gjithmonë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKa mundësi se një keqkuptim nuk do të zgjidhet, por po e vëreni se ka ndryshuar pak atmosfera mes jush dhe dikujt me të cilin keni pasur probleme së fundmi. Ka shenja se kjo lidhje është duke u përmirësuar dhe për këtë arsye do të jeni shumë më të lumtur. Ndonëse s’është se jeni edhe aq të lirë me njëri-tjetrin sikurse dikur, do të çliroheni kur e dini se mund të mbesni shokë të mirë.