Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Zeneli i bashkohet kampionit të Belgjikës

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli e ka kompletuar transferimin te kampioni i Belgjikës, Royale Union Saint-Gilloise.

Zeneli i është bashkuar Royal Unionit nga klubi suedez, Elfsborg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Royal Unioni ka paguar afro 4 milionë euro për kartonin e Zenelit. Mesfushori 23-vjeçar me Royal Unionin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. Zeneli do të veshë fanellën me numër 23 tek Unioni.

“Pas bisedës sime të parë me drejtuesit e Unionit, menjëherë e telefonova menaxherin tim për t’i thënë se doja t’i bashkohesha këtij klubi. Është një klub familjar në nivelin më të lartë”, ka thënë Zeneli për faqen zyrtare të klubit.

Zeneli është zhvilluar si futbollist tek Elfsborgu.

Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2022, ku regjistroi 93 ndeshje, duke kontribuar me pesë gola dhe 15 asistime.

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Ai ishte pjesë e Kosovës U21, ndërsa më pas vendosi të luajë për Suedinë.