Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zvicra luan miqësore me Meksikën në qershor

Zvicra

Federata e Futbollit e Zvicrës ka aranzhuar edhe miqësoren e tretë për këtë vit. Në qershor, Zvicra e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, luan ndaj Meksikës në Salt Lake City. Ndeshjen miqësore kundër Meksikës e luan më 7 qershor.

Më 21 mars, Zvicra luan kundër Irlandës së Veriut në Belfast dhe katër ditë më vonë ndaj Luksemburgut në St. Gallen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga fillimi i shtatorit, përfaqësuesja helvetike e drejtuar nga Murat Yakin nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshjen e parë e luan në shtëpi kundër Kosovës më 5 shtator. Në Grupin B bashkë me Zvicrën dhe Kosovën janë edhe Suedia dhe Sllovenia.