Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin e xhiros së 27-të në Ligue 1 të Francës. Është hera e katërt këtë edicion që Zhegrova përfshihet në formacionin më të mirë Francë.
Zhegrova ia siguroi Lillet fitoren në derbin ndaj Lensit. Ai realizoi dy golat e fitores 2:1 të Lillet. Zhegova për Lillen ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdaj Lensit, Zhegrova për herën e dytë shënoi dy gola në një ndeshje të Ligue 1, pasi herën e parë një gjë të tillë e bëri në prill të vitit të shkuar në fitoren 3:1 kundër Lorientit.
Njërin prej golave e shënoi me këmbën e djathtë, që sipas sajtit “lepetitlillois” është i pari në karrierë. Lille zë vendin e katërt në tabelë me 46 pikë të mbledhura.