Futbollist Besfort Zeneli e ka fituar Kupën e Belgjikës.
Në finale, të enjten, skuadra e Zenelit, Royale Union, fitoi 3:1 ndaj Anderlechtit. Pas kohës së rregullt rezultati ishte 1:1.
Mesfushori Zeneli startoi tek Unioni dhe luajti deri në minutën e 78-të.
Unioni e fitoi Kupën për herë të katërt.
Zeneli këtë javë është ftuar nga Suedia për Kampionat Botëror.