Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yamali la në hije rivalët për “Topin e Artë” në fitoren e Spanjës ndaj Francës

Yamal dwarf entertainers

Lamine Yamal ka festuar ditëlindjen e 18-të

Lamine Yamal fitoi betejën e pretendentë për “Topin e Artë”, duke i shënuar dy gola të enjten. Falë kontributit të tij, Spanja fitoi 5:4 ndaj Francës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

17-vjeçari Yamali la në hije francezët Desire Doue dhe Ousmane Dembele, që e udhëhoqën PSG-në drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. Ata dhe të tjerët te Franca janë dukur të lodhur në gjysmëfinalen e së enjtes, ndërsa Spanja siguroi finalen e së dielës me Portugalinë.

Portugalia fitoi 2:1 ndaj Gjermanisë, të mërkurën.

Gjysmëfinalja e dytë ishte edhe përballje e yjeve të rinj, por ishte e qartë se finalja e së shtunës së kaluar në Munih ka rënduar këmbët e yjeve të PSG-së. Parisi e fitoi 5:0 finalen e Championsit ndaj Interit. Në atë ndeshje shkëlqyen Doue e Dembele, por jo edhe në ndeshjen e Francës ndaj Spanjës.

Gjysmëfinlja ishte ndeshja me më së shumti gola në historinë e shkurtër të Ligës së Kombeve. Tre prej golave të Francës u shënuan pasi Yamal realizoi për 5:1 dhe lojtarët e Spanjës u ndalën duke vlerësuar se ndeshja ishte fituar.

Edhe Yamali dhe Mbappe përballen në “klasike”, një ditë para “Topit të Artë” Futboll Yamali dhe Mbappe përballen në “klasike”, një ditë para “Topit të Artë”

“Ishte ndeshje e shkëlqyer. Në fund ishte rezultat i përafërt, por kemi luajtur shumë mirë dhe mendoj se e kemi merituar fitoren”, ka thënë Yamal.

Të dielën, prej orës 15:00, në Stuttgart është ndeshja për vend të tretë mes Gjermanisë dhe Francës.

Nga ora 21:00 në Munih është finalja Portugali – Spanjë. Do të jetë edhe përballja Cristano Ronaldo – Yamal.

“Të luaj kundër Cristianos? Ai është legjendë e futbollit. Do të bëj punën time, që është të fitoj ndeshjen dhe kjo është e tëra”, ka thënë Yamal që po vazhdon shkëlqimin dhe po rrit gjasat për ta fituar “Topin e Artë”. 

“Nëse duan ta japin ‘Topin e Artë’ në bazë të kësaj loje, në rregull. Unë isha i gatshëm. ‘Topi i artë’ është për lojtarin më të mirë të vitit dhe unë nuk kam pasur probleme që të luaj për këtë sonte. Shumë e thjeshtë”, ka shtuar superylli i ri i futbollit.

Ky është edicioni i katërt i Ligës së Kombeve, garë e prezantuar për të zëvendësuar miqësoret, por që po fiton në rëndësi. Portugalia në vitin 2019, Franca në vitin 2021 dhe Spanja në vitin 2023 janë fituesit e deritashëm. Liga e Kombeve është e ndarë në katër nivele dhe vetëm më të mirët në Ligën A, që është niveli më i lartë, luftojnë për titull të kampionit.

“Topi i Artë”, që vlerësohet trofeu kryesor individual në futboll, do të ndahet në shtator. Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka thënë se me paraqitjen ndaj Francës, Yamali ka rritur dukshëm gjasat.

“Ishte një paraqitje që dëshmon se Yamali duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’”, ka thënë De la Fuente. 

Edhe “E meritoj” – Yamali e sheh vetëm një rival për Topin e Artë Futboll “E meritoj” – Yamali e sheh vetëm një rival për Topin e Artë

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe sipas vlerësimit tim e meriton atë”, ka shtuar selektori spanjoll.

Ceremonia e “Topit të Artë” mbahet më 22 shtator. Do të vendosë shumë edhe Botërori i klubeve që fillon më vonë këtë muaj, por tashmë kandidatët kryesorë vlerësohen Dembele dhe Yamali. Dembele pos Championsit ka fituar edhe Ligën e Francës dhe Kupën franceze.