Mesfushori Granit Xhaka ka vlerësuar mentalitetin e Bayer Leverkusenit, ndërsa ka thurur lavde edhe për trajnerin e Borussia Dortmundit, Nuri Shahin.
Leverkuseni të premten luan ndeshjen e parë për vitin 2025. Ndeshja e javës së 16-të luhet nga ora 20:30.
“Duhet të vazhdojmë aty ku e lamë. Tre muaj e gjysmë kanë qenë shumë të fortë për ne. Ne treguam sërish mentalitet. Ne e dimë se ata duan të luajnë. Ne e dimë po ashtu se Nuri Shahin është një trajner shumë i uritur, i cili ka edhe një filozofi që dëshiron të luajë futboll”, ka thënë Xhaka për “Kicker” të martën.
Leverkuseni është në pozitën e dytë me 32 pikë, katër më pak se lideri. Bayerni. Ndërsa Dortmundi është në vendin e gjashtë me 25 pikë.
-
Paraqitja e Xhakës vlerësohet brilante, ai flet për ndeshjen me Bayernin
-
Xhaka me Leverkusenin synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve
-
Alonso jep sinjale se Xhaka mund të rikuperohet në kohë
-
Xhaka kthen vëmendjen te dueli i vështirë me Dortmundin
-
Xhaka gjen formën më të mirë, i gatshëm për suksese tjera me Leverkusenin