Granit Xhaka ka shënuar nga pika e bardhë për ta udhëhequr Zvicrën drejt fitores 2:0 ndaj Suedisë në Solna.
Xhaka ka treguar pse e mori përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë.
“Me një paraqitje si kjo në udhëtim ndaj Suedisë mund t’ia hiqni kapelën ekipit. Zakonisht preferoj që sulmuesi të gjuajë penalltinë që të rrisë vetëbesimin. Por Breel Embolo më tha të gjuaj. E kam shfrytëzuar përvojën time si përparësi”, ka thënë Xhaka.
“Kemi fituar tri pikë shumë të merituar. Kemi shpresuar për fillim të kualifikimeve si ky dhe kemi vazhduar me ecurinë e mirë të viteve të fundit”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës.
