Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka: Duhet të jemi krenarë për atë që po bëjmë

Granit Xhaka

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, thotë se “duhet të jenë krenarë” për atë që kanë arritur këtë edicion.

Xhaka ka thënë se është arritur objektivi kryesor i Sunderlandit. Ai ka thënë se qëllimi ka qenë mbijetesa në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A është e mjaftueshme nëse fiton 48 pikë? Mos harroni nga kemi ardhur. Ky është sezoni ynë i parë së bashku. Duhet kohë, kështu që thjesht duhet të jemi krenarë për atë që po bëjmë në këtë moment, sepse po kalojmë një sezon të shkëlqyer. Objektivi ishte të mbijetonim, të merrnim sa më shumë pikë të ishte e mundur dhe ku do të përfundojmë në tabelë. Tani në dy ndeshjet e fundit duam të japim gjithçka dhe të jemi krenarë për veten tonë”, ka thënë Xhaka për BBC të hënën.

Sunderlandi të shtunën luajti pa gola ndaj Manchester Unitedit.

Sunderlandi është në vendin e 12-të me 48 pikë.