Granit Xhaka ka bërë tjetër paraqitje impresive me skuadrën e Sunderlandit.
Xhaka regjistroi një asistim për Sunderlandin që të shtunën e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Bournemouthit në shtëpi me rezultatin, 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të të Premier Leagues.
Xhaka që është edhe kapiten i Sunderlandit asistoi te goli për 2:2 të cilin e realizoi Bertrand Traore në minutën e 46-të. Ai e kompletoi ndeshjen.
Dy golat e tjerë për vendësit i shënuan Enzo Le Fee dhe Brian Brobbey.
Ndërkohë për Bournemouthin golat i shënuan Amine Adli dhe Tyler Adams.
33-vjeçari Xhaka këtë edicion në kampionatin anglez ka katër asistime dhe një gol të shënuar.
Për Sunderlandin ishte fitorja e parë pas një humbjeje e dy barazimeve.
Sunderlandi ka 22 pikë dhe është lartë në tabelë. Bournemouthi është në mesin e tabelës me 19 pikë.