Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vlerësohet paraqitja e Rrahmanit ndaj Romës: I pakalueshëm

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Napolit ndaj Romës në “Olimpico”.

Kështu e nis shkrimin për Rrahmanin “tuttonapoli.net”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“La Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar kapitenin e Kosovës me notën 7.

“Ai nuk lejoi të bëjnë asgjë Fergusoni, Baldanzi dhe Dybala”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Rrahmani 31-vjeçar luajti 90 minuta në fitoren 1:0 të së dielës mbrëma.

Qendërmbrojtësi kosovar me fanellën e Napolit këtë edicion ka luajtur gjashtë ndeshje. Mungoi për kohë të gjatë shkaku i lëndimit.