Mërgim Vojvoda luajti në tërë pjesën e dytë në disfatën e Comos të premten mbrëma në udhëtim te Sassuolo.
Te Sassuolo që fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A të Italisë, në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.
Como me këtë humbje ka bërë hap prapa në garën për Ligën e Kampionëve. Mbetet në pozitën e pestë me 58 pikë, dy më pak se Juventusi i katërti, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Sassuolo i nënti i ka 45 pikë.