Futboll

Uzbekistani shpërblen lojtarët me vetura 50 mijë euroshe për kualifikimin në Botëror

Uzbekistani shpërblen lojtarët me vetura 50 mijë euroshe për kualifikimin në Botëror

Uzbekistani është kualifikuar për herë të parë në histori në Kupën e Botës, pas një fitoreje bindëse 3:0 kundër Katarit të martën, dhe presidenti i vendit Shavkat Mirziyoyev e festoi këtë arritje duke i shpërblyer lojtarët me nga një veturë elektrike luksoze.

Pas suksesit historik që ua siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, presidenti i Uzbekistanit u dhuroi 30 vetura elektrike kineze të markës BYD, secila me vlerë rreth 50 mijë euro, si shpërblim personal për futbollistët.

Veturat që fituan futbollistët e Uzbekistanit

Veturat u parkua pranë fushës së stadiumit, të shoqëruara me mesazhin simbolik të presidentit: “Shkuat në Kupën e Botës – merrni çelësat dhe vozitini në shtëpi”.

Uzbekistani kishte siguruar praktikisht kualifikimin me barazim 0:0 kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, por fitorja kundër Katarit e vulosi përfundimisht pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për shtete, që kësaj radhe zhvillohet për herë të parë me 48 pjesëmarrëse.

Golashënuesit e mbrëmjes historike ishin Aziz Turgunbayev, kapiteni Eldor Shomurodov dhe Igor Sergeyev, të cilët i dhanë kombëtares suksesin më të madh që nga pavarësimi nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Festimet kishin edhe nuancë ndërkombëtare, pasi në stadium ishin të pranishëm kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti bullgar Rumen Radev. Edhe pse presidenti rus Vladimir Putin mungoi, vlen të përmendet se Uzbekistani është ndër vendet e rralla që ka zhvilluar ndeshje me Rusinë gjatë izolimit të saj sportiv.

Pavarësisht sfondit politik, nata u përkiste futbollistëve, të cilët jo vetëm që i dhanë lavdi kombit të tyre, por u shpërblyen edhe me dhurata të jashtëzakonshme për përkushtimin e tyre.

VIDEO: