Union Saint-Gilloise është fitues i Kupës së Belgjikës në futboll. Në finale, të enjten, Union SG fitoi 1:0 ndaj Antwerpit.
Golin e fitores e shënoi japonezi Koki Machida në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnion SG ka fituar Kupën e Belgjikës për herë të tretë. Por nuk e kishte fituar këtë trofe për plot 110 vjet. Së pari kishte triumfuar në garën për Kupë në vitin 1913 e më pas edhe në vitin 1914.
Unioni i ka edhe 11 tituj të Belgjikës në futboll. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1935. Kjo skuadër së fundi është kthyer në nivelin e lartë dhe tani ka nisur edhe me fitimin e trofeve.