Kapiteni i Spanjës në futboll, Alvaro Morata dhe bashkëlojtari i tij, Rodri, janë dënuar me nga një ndeshje moslojë nga UEFA pasi kanë kënduar “Gjibraltari është Spanjë”, gjatë festës pas triumfit në “Euro 2024”.
Federata e Futbollit e Gjibraltarit është ankuar zyrtarisht në Konfederatën Evropiane të Futbollit për këtë festë të spanjollëve, ndërsa dyshja nuk ka shpëtuar pa dënim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA e ka suspenduar Moratan dhe Rodrin për “moszbatim të parimeve të përgjithshme të sjelljes, shkeljen e rregullave të mirësjelljes, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestimin e sjelljeve jo sportive, si dhe për keqpërdorimin e sportit të futbollit dhe UEFA-s në veçanti”, shkruan në njoftimin e UEFA-s të mërkurën.
Morata dhe Rodri nuk do të luajnë kundër Serbisë më 5 shtator.