Sulmuesi Moussa Diaby në ditët e ardhshme do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Al-Ittihadit.
Të hënën BBC ka raportuar se Diaby do të bashkohet me skuadrën arabe dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl-Ittihadi dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje për ta transferuar 24-vjeçarin për 60 milionë euro. Diaby me Aston Villan ka kontratë deri në vitin 2028. Francezi është pjesë e skuadrës angleze nga viti 2023.
Ai ishte transferuar nga Bayer Leverkuseni për 55 milionë euro.
Në edicionin 2023/2024, Diaby në 54 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime.
Me përfaqësuesen e Francës ka 11 ndeshje të luajtura.
Felix në radarin e Aston Villas
Sulmuesi Joao Felix mund të përfundojë te skuadra angleze Aston Villa. Të hënën mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Aston Villas, Unay Emery, është duke e kërkuar transferimin e Felixit gjatë këtij afati kalimtar.
Portugezit i ka përfunduar huazimi te skuadra e Barcelonës. Mësohet se Felix po dëshiron që Barcelona ta blejë kartonin e tij nga Atletico Madridi. Por drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar që ta huazojnë edhe për edicionin 2024/2025.
Felix nuk e mendon kthimin tek Atletico Madridi, pas problemeve që i pati me trajnerin Diego Simeone.
Në edicionin 2023/2024, portugezi me fanellën e katalunasve shënoi 10 gola dhe bëri gjashtë asistime.
