Futboll

Trajneri legjendar Menotti vdiq në moshën 85-vjeçare

Luis Menotti

Trajneri që me Argjentinën e fitoi Kupën e Botës, Cesar Luis Menotti, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Menotti udhëhoqi triumfin e Argjentinës në Botërorin e mbajtur në vitin 1978 pikërisht në Argjuentinë.

Argjentina kishte fituar 3:1 në finale ndaj Holandës, falë dy golave nga Mario Kempes, lojtari më i mirë i Botërorit.

Si lojtar, Menotti, që ishte sulmues, kishte luajtur përkrah Peles për Santosin brazilian. Kishte 11 paraqitje për Argjentinën. Shumë më i suksesshëm ishte gjatë 37-vjetëve si trajner.

Ka drejtuar edhe Barcelonën, Boca Juniorsin, Atletico Madridin dhe skuadra e përfaqësuese të tjera.