Përzgjedhësi i Irakut, Graham Arnold, ka bërë thirrje që plejofi ndërkontinental për kualifikim në Kupën e Botës të shtyhet për shkak të telasheve të udhëtimit. Plejofi zhvillohet më vonë këtë muaj në Meksikë, ndërsa telashet e udhëtimit janë shkaktuar pas konfliktit në Iran.
Tek Iraku janë të brengosur se nuk do të mund të kenë në dispozicion gjithë lojtarët dhe stafin për ndeshjen ndaj Bolivisë apo Surinameve më 31 mars në Monterrey, për shkak të bllokimit të trafikut në Lindjen e Mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArnold ka thënë se formimi i ekipit vetëm me lojtarë që luajnë jashtë Irakut do të zvogëlonte gjasat për kualifikimin e parë në Botëror që nga viti 1986.
“Nuk do të ishte ekipi ynë më i mirë dhe neve na duhet ekipi më i mirë i mundshëm në ndeshjen më të madhe të vendit në 40 vjetët e fundit”, ka thënë australiani nga shtëpia e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Njerëzit në Irak janë shumë të dhënë pas futbollit. Fakti që Iraku nuk është kualifikuar për 40 vjet është me gjasë arsyeja kryesore që mora këtë punë. Por në këtë fazë, me aeroportin e mbyllur, ne po punojmë fuqishëm për të gjetur një alternativë tjetër”, ka shtuar Arnold.
Ai ka theksuar se nëse FIFA e shtyn lojën, Iraku do të ketë kohën e mjaftuar për t’u përgatitur si duhet.
“Bolivia dhe Suriname le të luajnë këtë muaj dhe më pas një javë para Kupës së Botës ne të luajmë me fituesin në SHBA. Fituesi më pas qëndron në SHBA dhe humbësi kthehet në shtëpi”, është propozimi i Arnoldit.