Xherdan Shaqiri, befasisht, nuk startoi te Baseli të dielën në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanet. Dhe për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi, kampioni i Zvicrës nuk shënoi gol. Ndeshja e Superligës helvetike përfundoi pa gola.
Shaqiri hyri në lojë në pjesën e dytë dhe lëshoi rastin më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Ludovic Magnin ka treguar pse vendosi që kapiteni i skuadrës të jetë zëvendësues.
“Kemi folur pas ndeshjes me Aston Villan për atë se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi shikuar të dhënat e tij dhe kemi vendosur se do të luajë si zëvendësues”, ka thënë Magnin.
Ai ka dhënë se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm.
Baseli është shumë i varur nga forma e Shaqirit.