Elfsborgu i vëllezërve, Arbër e Besfort Zeneli, janë eliminuar nga Liga e Evropës.
Elfsborgu suedez përfundoi nën zonën që dërgon në fazën nokaut të garës, pasi në xhiron e fundit humbi në udhëtim te Tottenhami, 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësuesit Dane Scarlett e Oyindamola Ajayi dhe 17-vjeçari Mikey Moore, i shënuan golat e fitores për vendësit në minutat 70-të, 84 dhe 95.
Tottenhami avancoi në 1/8 e finales me 17 pikë nga vendi i katërt, kurse Elfsborgu eliminohet pasi grumbulloi vetëm 10 pikë dhe përfundoi në pozitën e 26-të. Po kaq pikë kishin edhe disa skuadra tjera, por e kishin goldallimin më të mirë.
Besfort Zeneli e kompletoi ndeshjen në Londër, ndërsa Arbër Zeneli ishte në bankën rezervë.