Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita fiton ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e tensionuar

Drita - Manaj

Drita e ka fituar me vështirësi ndeshjen e xhiros së tretë të elitës së futbollit të Kosovës ndaj Vushtrrisë. 

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi 1:0 të dielën në udhëtim te Vushtrria. 

Ballafaqimi u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa u përcoll me incidente jashtë fushës së gjelbër. 

Në minutën e 15-të të ndeshjes pati tensione në tribuna mes tifozëve të Vushtrrisë dhe Dritës. 

Por, ndërhyrja e Policisë së Kosovës ishte e shpejtë dhe nuk lejoi që situata të eskalojë. 

Edhe Vushtrria dënohet rëndë, nuk shpëton as Drita Futboll Vushtrria dënohet rëndë, nuk shpëton as Drita

Golin e fitores për gjilanasit e shënoi sulmuesi Arb Manaj, në minutën e 77-të. Manaj shënoi nga afërsia me kokë. Vushtrria u mundua të kthehej në lojë por nuk e pati forcën. Madje, nga minuta e 82-të mbeti pa qendërmbrojtësin Haris Ibrisagiq, që u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes në Igball Jasharin. 

Drita pati iniciativën në pjesën e parë por nuk shënoi. Madje, Jashari në fundin e pjesës së parë lëshoi mundësi të artë për të realizuar nga afërsia. 

Drita pas dy ndeshjeve me trajnerin e kthyer, Ardian Nuhiun, i ka dy fitore dhe është lartë në tabelë. Ndërkohë, për Vushtrrinë ishte disfata e tretë në po aq ndeshje të luajtura. 

Drita e ka kthyer vëmendjen në Superligë pas eliminimit nga Liga e Konferencës. Për shkak të angazhimit në Evropë, nuk e ka luajtur ende derbin me Prishtinën. 

Ballafaqimin me Prishtinën do ta luajë më vonë.


Manaj kalon në epërsi Dritën

Sulmuesi Arb Manaj e ka kaluar në epërsi Dritën në ndeshjen ndaj Vushtrrisë. 

Manaj shënoi në minutën e 77-të. Ai realizoi me kokë nga afërsia.

Vushtrria ka mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi qendërmbrojtësi Haris Ibrisagiq u përjashtua direkt me të kuq. 

21-vjeçari në minutën e 82-të e ndali në mënyrë të palejuar Igball Jasharin e Dritës.


Mbyllet baras pjesa e parë në Hajvali

Edhe Drita fiton ndeshjen festive në “Fadil Vokrri” Futboll Drita fiton ndeshjen festive në “Fadil Vokrri”

Baras pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Vushtrrisë dhe Dritës. 

Rast shumë të mirë në fund të pjesës së parë pati Igball Jashari, mesfushori i kampiones në fuqi Dritës. Ai gjuajti mbi portë nga afërsia. 

Në pjesën e parë, ndeshja u ndërpre për 10 minuta pas tensioneve në tribuna mes tifozëve të Vushtrrisë dhe Dritës. 

Situata u qetësua vetëm pas intervenimit të Policisë së Kosovës.


Vazhdon ndeshja në Hajvali

Ka vazhduar ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës. 

Futbollistët janë në fushë pas pauzës dhjetë minutëshe, ku pati tollovi në tribuna mes tifozëve të të dyja skuadrave. Ndeshja nisi në minutën e 25-të. 
Ndërhyrja e Policisë ka bërë që situata të qetësohet dhe të mos ketë incidente serioze.


Tollovi në tribuna gjatë ndeshjes Vushtrria – Drita

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës, që i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, është ndërprerë në minutën e 18-të. 

Ky ballafaqim, që po luhet në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, është përcjellë me tensione në tribuna. 

Edhe Drita kthehet te fitorja, mposht Dukagjinin Futboll Drita kthehet te fitorja, mposht Dukagjinin

Ka pasur tollovi në tribuna mes tifozëve të Vushtrrisë dhe Dritës. 

Por, Policia ka ndërhyrë shpejtë dhe nuk ka lejuar që situata të eskalojë.