Mallorca e Vedat Muriqit e ka mbyllur një tjetër ndeshje në La Liga pa fitore.
Mallorca të premten barazoi pa gola me Real Oviedon, në kuadër të xhiros së 15-të të elitës së futbollit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Mallorcan kjo ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore në elitë.
Te Oviedo në minutat e fundit të takimit u përjashtuan dy futbollistë nga loja.
Fillimisht Santi Cazorla në minutën e 89-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Me karton të kuq u ndëshkua edhe Federico Vinas në minutën e 95-të.
Muriqi e kompletoi ndeshjen te Mallorca dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Oviedo ka dhjetë pikë në pozitën e parafundit.
Mallorca e zë vendin e 15-të me 14 pikë.