Besfort Zeneli ka shënuar tjetër gol në kampionatin elitar të Belgjikës.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 64-t të dielën, ndërsa e shënoi golin e fitores 2:1 për Royale Unionin ndaj Club Brugges në derbi.
Zeneli realizoi në minutën e 81-të për fitoren që e mban Royale Unionin në garë për titull.
Ndeshja i takoi xhiros së 33-të.
Mesfushori 23-vjeçar i ka tri gola e po aq asistime për skuadrën belge.