Myrto Uzuni ka realizuar sërish gol për skuadrën e Austinit.
Xhiron e kaluar, në fitoren ndaj Los Angeles Galaxy, Uzuni kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Sulmuesi i Shqipërisë edhe këtë fundjavë la gjurmë në fitoren e Austinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAustini të dielën e mposhti në udhëtim DC Unitedin me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi ligës MLS të SHBA-së.
Reprezentuesi i Shqipërisë e realizoi golin në minutën e 22-të.
Uzuni e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
30-vjeçari këtë edicion në 22 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.