Mediumi prestigjioz “The Guardian” ka publikuar një shkrim të gjatë të hënën kushtuar sulmuesit të Mallorcas, Vedat Muriqit, pas golit të fitores 2:1 të shutnën ndaj Real Madridit.
“Pirati i Mallorcas e lë mënjanë dhimbjen e Kosovës në plejof për të tronditur Real Madridin”, është titulli i shkrimit.
“The Guardian” në shkrim përshkruan momentin e shpërthimit të Muriqit në lot.
Goli ndaj Realit ishte i 19-ti për sulmuesin e Kosovës me fanellën e Mallorcas në edicionin aktual.
“Ka argumente që ai është futbollisti më i rëndësishëm i La Ligas, madje edhe lojtari i vitit, jo vetm një hero në ishull, por një hero i plotë”, shkruan “The Guardian”.
Muriqi është vetëm një gol larg të thyej rekordin e Samuel Eto’os për gola të shënuar me fanellën e Mallorcas.