Mediumi i njohur britanik, “The Guardian” ka publikuar një shkrim të gjatë për Vedat Muriqin dhe Ante Budimirin, sulmuesit e suksesshëm, por më pak të njohur në La Liga. Ata të dy i kanë 31 gola këtë edicion – Muriqi 18 e kroati Budimir, 13
Ky është rrëfimi për Piratin dhe Mejllmën. Kur Vedat Muriqi ishte i vogël, që në të vërtetë nuk ishte asnjëherë, ai jo gjithnjë ka gjetur këpucë futbolli për të luajtur. Një i rritur dhe gjigant edhe para se t’i vinte koha, duke punuar dhe duke u rruar në moshën 14-vjeçare, sulmuesi që nisi te Liria e Prizrenit në Kosovë, ishte i gjatë 188 centimetra dhe kishte numër të madh këmbe. Dhe në atë kohë në vendin e tij nuk mund të gjeje asgjë kaq të madhe.
Për fat, një ditë, tezja e tij në Finlandë hasi në një palë këpucë me numër 48.5 dhe e kënaqur sa më s’ka, i nisi ato për te Muriqi. Kur e hapi kutinë, Muriqi e kuptoi që ato ishin të bëra për ragbi. Por nuk kishte zemër t’ia thoshte këtë dhe të paktën ato përshtateshin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjeriu, të cilin ish-trajneri e përshkroi një herë si “bishë e çuditshme dhe e shëmtuar” që ju “do ta ndryshonit rrugën për ta shmangur”, dhe që pajtohej me këtë duke pranuar se “po ta shihja veten edhe unë do ta ndryshoja rrugën”, nuk ishte shumë i mirë atëbotë ose të paktën kështu thotë ai.
Një kohë e quajtën Kanibali - emër me të cilin ai identifikohej, megjithëse “jo një që i ha fëmijët”- dhe shpejt e quajtën Pirati, gjë që i pëlqen më shumë, dhe ai përgjigjet duke mbuluar syrin e majtë sa herë që shënon.
Por futbollist? Kjo është diçka tjetër. Dikush tjetër po ashtu.
“Unë i shikoj Sergi Darderin dhe Dani Rodriguezin: nëse ata janë futbollistë... çka jam unë?”, ka pyetur Muriqi. “Ndonjëherë ndihem që nuk luaj futboll; që luaj sport tjetër”.
Por Muriqi e kishte gabim. Ai tha se përplaset me njerëz gjatë gjithë kohës sepse kjo është e vetmja gjë që di të bëjë.
Kur Barcelona e paralajmëroi vizitën e fundit te Mallorca, duke thënë se është Robert Lewandowski kundër Muriqit, ai u përgjigj: “Janë pak sulmues që krahasohen me Lewën... dhe unë nuk jam njëri prej tyre. Megjithatë faleminderit”.
Dhe ai është përgjigjur në sugjerimet që është legjendë e Mallorcas, duke insistuar: “Nuk mendoj kështu. Nuk jam në nivelin e Pierre Webos apo të Samuel Eto’os”.
As kjo nuk është plotësisht e vërtetë.
Ka një arsye që Liria vuri një kafkë në fanellën e saj dhe pse pirati prej kohësh është bërë idol në ishull, një hero kulti dhe thjesht një hero. Ai festim është parë më shpesh se që ka mundur ta imagjinojë dikush.
Të shtunën e kaluar, sa për fillim.
Muriqi shënoi dy herë kundër Osasunas. Dhe nëse goli i parë ishte me fat, siç thotë ai, i dyti ishte i shkëlqyer. Duke përgënjeshtruar madhësinë dhe bindjen e tij, këmbët si varka i mundësuan atij të lundronte pranë dy mbrojtësve përpara se të dërgonte një gjuajtje të mrekullueshme që përfundoi me top në rrjetë. Ishte goli i tij i 18-të në ligë, shtatë më shumë se Lewandowski dhe më shumë se Eto’o në kampanjën më të mirë të tij në La Liga. Totali më i mirë i Webos tashmë ishte prapa.
Për më tepër, ai e ka arritur këtë kur janë edhe 11 ndeshje deri në fund dhe nën urdhërat e trajnerit të ri, Martin Demichelis.
Por kishte një problem.
Derisa Pirati ishte në fushë, Mjellma ishte aty po ashtu. Dhe Osasuna u kthye nga disavantazhi 2:0 për të marrë barazimin 2:2.
Kroati Budimir e shënoi golin e barazimit në minutën e 94-t. Ai gol e lëndoi Mallorcan. Budimir tha se e lëndoi edhe atë po ashtu. Ish-klubi i tij ishte i vetmi ndaj të cilit nuk kishte shënuar Budimiri. Ai mori nofkën Mjellma pasi ishte si Marco van Basten. Por kur e shpjegon këtë, nuk mund të ndalet duke qeshur. Është një përulësi, pothuajse ndjenjë sikleti, ngjashëm si te Muriqi. Por e drejtë. Nëse rrëfimi i tyre ka të bëjë me talentin, dhe ka të bëjë, është i lidhur po ashtu me temperamentin, përkushtimin dhe qasjen.
Kishte diçka të përshtatshme tek ata që ndanin skenën të shtunën. Pos një ndeshje me fund të jashtëzakonshëm, ishte një festë e sulmuesve më pak të njohur të La Ligas, burrave me shumë gjëra të përbashkëta, që nga fillimi.
“Lufta është diçka për të cilin Ballkani nuk flet, por i prek të gjithë”, thotë Budimir.
Familja e tij dhe e Muriqit u zhvendosën, nga Bosnja në Kroaci dhe nga Kosova në Shqipëri. Personalitetet e tyre u formuan prej kësaj. Ata janë të ndryshëm – Budimiri më i qetë, Muriqi më shumë karakter – por ata kanë tipare dhe përvoja të përbashkëta, histori të ngjashme dhe stile të ngjashme.
Nuk ishte e lehtë. Pjekuria u është imponuar herët. Kur Muriqi u bë lojtari i parë i Mallorcas që shënoi “hat-trick” pas gati dy dekadash, ai ia kushtoi babait të ndjerë, që vdiq nga një sulm në zemër menjëherë pas luftës dhe për të cilin Muriqi ishte i vendosur që t’ia dilte. Ka një pamëshishmëri tek ata. Dhe ka vetëm gatishmëri për të kapërcyer kufizimet dhe dyshimet, të cilat ishin të shumta.