Pasimi për Rafael Leaon që shënoi golin e barazimit ishte spektakël. Mesfushori po gjen qëndrueshmëri dhe po njihet me stilin e lojës së Milanit. Futbollisti që i kushtoi Milanit 34 milionë është një investim që po fillon të japë fryte
(La Gazzetta dello Sport) - Një pasim nga 40 metra që preku këmbët e Rafael Leaos, ashtu siç bënte legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady, është diçka për të cilën duhet të krenohemi. Gjithashtu sepse ai top, i goditur me lehtësinë nga Ardon Jashari në pjesën e dytë, i lejoi Leaos ta kthente ndeshjen.
Mirë se vini në botën e Ardonit, djaloshit që studion nën mbikëqyrjen e Luka Modriqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi madje foli për këtë para ndeshjes, me sytë që i shkëlqenin.
“Është hera e parë që kam mundur të startoj me Lukën, shpresoj se do të jetë një ndeshje e mirë së bashku. Ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Jashari.
Ata mbronin shpinën e njëri-tjetrit kur Modriq lirohej, zvicerani merrte vendin qendror për të mbuluar hapësirën në defensivë. Dhe anasjelltas.
Jashari ndjeu kënaqësinë e paraqitjes krah Modriqit, sepse në sytë e Massimiliano Allegri, ai është zëvendësuesi i kroatit. Kur Modriq kishte nevojë për një pushim, Jashari ishte aty për ta zëvendësuar atë. Por midis shumë pikave të tij të forta, Ardoni krenohet edhe me fleksibilitet taktik. Ai mund të luajë përpara mbrojtjes ose si mesfushor.
Djalë me personalitet të fortë
Dhe kështu e vendosi Max këtë herë. Një pozicion jo i parëndësishëm, në krahun e majtë. Me fjalë të tjera - ishte radha e tij për ta vendosur veten aty ku Adrien Rabiot zakonisht është i pranishëm. Rabiot është mungesa më e rëndësishme me të cilën duhet të përballet Milani këtë vit. Ardoni nuk është Adrien, por është një djalë me personalitet të fortë. Karakterin e fortë e kishte demonstruar verën e kaluar, kur Club Brugge zhvilloi betejën për çmimin e transferimit të tij. Një situatë që e kishte mërzitur aq shumë Jasharin saqë ai vendosi të merrte një qëndrim të ashpër, duke e lënë praktikisht skuadrën vetëm duke ua bërë të qartë se ose më shisni te Milani, ose largohem. Një betejë në të cilën ai mbizotëroi, duke arritur në fund në “Milanello”. Më pas, megjithatë, ndërhyri fati i keq. Ai u godit nga dueli me bashkëlojtarin e tij në stërvitje Santiago Gimenez, duke mbetur jashtë për dy muaj. Ishte fillimi i sezonit, dhe për të ishte goditje e madhe. Kur u kthye, Allegri filloi ta përkëdhelte publikisht. Ai tha.
“Djali ka shumë talent, do ta shihni sapo të fillojë të luajë disa minuta”, kishte thënë Allegri.
Investim që po fillon të japë fryte
Nga ana tjetër, askush nuk ka pasur kurrë dyshime për talentin e Ardonit. Vetë investimi flet vetë dhe nuk është pikërisht një çmim i volitshëm - 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse. Është transferimi i dytë më i madh i verës pas Christopher Nkunku.
Jashari ka një cilësi të rrallë. Ai kombinon punën delikate me këmbët me vendosmërinë konkurruese. Ai mund të bëjë pasime si ajo për Leaon dhe njëkohësisht ta marrë topin. Ai thjesht duhet të përmirësohet më tej, duke vëzhguar mjeshtrin Modriq.
“Jemi me fat që e kemi me ne dhe djemtë duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë kohë krah tij”, tha Allegri për Lukën pas ndeshjes me Pisan.
Jashari e di këtë dhe po e bën. Një pasim në stilin e Modriq tregon se investimi po fillon të japë fryte.
Jashari, lojtari i ndeshjes Milan – Como
Ardon Jashari shkëlqeu te Milani që barazoi 1:1 kundër Comos të mërkurën mbrëma.
Jashari ishte protagonist në këtë ndeshje duke dhënë një asistim për Rafael Leaon që shënoi golin e barazimit në minutën e 64-t. Paraqitja e tij ishte vendimtare në ruajtjen e kontrollit të mesfushës dhe duke i dhënë energji ekipit. Asistimi i tij ishte një kryevepër, ndërsa ishte i pranishëm rregullisht si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Pati 60 pasime gjithsej dhe dy duele të fituara. Me 56.6 %, të votave Jashari kaloi Rafael Leaon, Davide Bartesaghin dhe Fikayo Tomorin në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të dhënë nga shikuesit e Milanit.