Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli, kampion i Anglisë për herë të 20-të

Liverpool Liverpool

Liverpooli është kampion i ri i Anglisë në futboll.

Titullin e 20-të të kampionit, “të kuqtë” e siguruan të dielën, katër xhiro para fundit të edicionit në Premier League.

Liverpooli e fitoi titullin me një paraqitje dominuese ndaj Tottenhamit. Skuadra e Arne Slotit fitoi 5:1 në “Anfield” në kuadër të xhiros së 34-t të Premier Leagues.

Dominic Solanke kaloi në epërsi 1:0 Tottenhamin në minutën e 12-të.

Ndërkohë Liverpooli u përgjigj shpejtë, duke barazuar në minutën e 16-të nëpërmjet Luiz Diazit. Më pas shënuan edhe Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, Cody Gakpo në minutën e 34-t, Mohamed Salah në minutën e 63-të. Për 5:1 autogol shënoi Destiny Udogie në minutën e 69-të.

Edhe Më në fund, Liverpooli shijon një fitore Futboll Më në fund, Liverpooli shijon një fitore

Liverpooli i ka 82 pikë, 15 më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

 Liverpooli ka dominuar gjatë gjithë kampanjës, në të cilën i pësoi vetëm dy humbje. Deri vonë e ka rivalizuar Arsenali, por jo deri në fund.

Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Unitedit, që po ashtu i ka 20 tituj të kampionit të Anglisë.


Liverpooli nuk ka të ndalur, shënon golin e pestë

Liverpooli ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Tottenhamit. Në tentim për të penguar Salahun, Destiny Udogie i Tottenhamit shënoi autogol për rezultatin 5:1 në të mirë të Liverpoolit.

Ai realizoi autogol në minutën e 70-të.


Festa e Liverpoolit kompletohet me golin e Salahut

Liverpooli ka shënuar edhe golin e katërt në përballjen kundër Tottenhamit. Golin për 4:1 e shënoi sulmuesi Mohamed Salah. Ai e realizoi golin në minutën e 63-të. Për Salahun është goli i 28 në Premier League, ndërsa ka edhe 18 asistime.


Kthim i madh i Liverpoolit, shënon edhe golin e tretë

Pas golit të pësuar në minutën e 12-të nga Tottenhami, Liverpooli është kthyer fuqishëm në lojë.

Barazoi rezultatin në minutën e 16-të nëpërmje Luis Diazit, kaloi në epërsi 2:1 me gol të Alexis Mac Allister, ndërsa në minutën e 34-t, Liverpooli shënoi edhe golin e tretë.

Golin e për 3:1 e shënoi Cody Gakpo.

Edhe Kampioni mposhtet në “Stamford Bridge” Futboll Kampioni mposhtet në “Stamford Bridge”

Liverpooli në epërsi, supergol nga Mac Allister

Liverpooli ka përmbysur shpejt rezultatin në ndeshjen me Tottenhamin.

Për 2:1 shënoi Alexis Mac Alliser në minutën e 24-t. Ai shënoi supergol.


Barazon Liverpooli

Festa e lojtarëve të Tottenhamit ka zgjatur shumë shkurt.

Liverpooli ka barazuar rezultatin me golin e Luis Diazit. Diaz shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 18-të. Goli i tij u pranua pas rishikimit të situatës me VAR.


Tottenhami shokon Liverpoolin

Tottenhami ka shokuar Liverpoolin dhe tifozët e kësaj skuadre.

Dominic Solanke shënoi për epërsinë 1:0 të Tottenhamit në “Anfield” në minutën e 12-të.


“Të kuqtë” gati për festë

Tifozët e Liverpoolit tashmë kanë nisur festën. Liverpooli prej orës 17:30 në “Anfield” përballet me Tottenhamin.

Edhe Liverpooli pritet të festojë të dielën Futboll Liverpooli pritet të festojë të dielën

Skuadrës së trajnerit Arne Slot i duhet vetëm edhe një pikë për ta fituar titullin e kampionit në Premier League.

Tifozët pasionantë të Liverpoolit kanë pritur me entuziazëm skuadrën, ndërsa festa e madhe pritet pas ndeshjes.