Bayernit e ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit para ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Ndeshja e dytë ndërmjet Bayernit dhe Realit luhet të mërkurën në Munih nga ora 21:00.
Në stërvitjen e Bayernit mori pjesë edhe 16-vjeçari nga Kosova, Erblin Osmani, shkruan Bild të martën.
Osmani ka debutuar me ekipin e të rriturve të klubit të madh gjerman.
Ai ishte paraqitur për Bayernin në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane muajin e kaluar në ndeshjen kundër Union Berlinit.
Artikuj të ngjashëm
-
E luajti vetëm një ndeshje, por 16-vjeçari Osmani është kampion i Gjermanisë me Bayernin
-
“Kickeri” shkruan sërish për Osmanin, talentin e Bayernit
-
Bundesliga shkruan për Osmanin, parashikon të tjera paraqitje të tij për Bayernin
-
Osmani tani i dyti, por cilët yje të Bayernit mbetën pas tij?
-
Moment i rrallë, 16-vjeçari nga Kosova debuton te Bayerni