Talenti i Bayernit, Erblin Osmani, të hënën ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndërsa ka vizituar edhe stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas takimit me kryetarin Ademi, Osmani, ka ndjekur nga afër stërvitjen e Kosovës të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Erblini, i cili ndodhet në Kosovë për pushimet e verës, vizitoi FFK-në dhe ndoqi nga afër seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u njohur me punën dhe atmosferën që karakterizon ekipin tonë kombëtar. Vizita e tij është dëshmi e lidhjes së fortë mes talenteve kosovarë që po shkëlqejnë në futbollin evropian dhe rrënjëve të tyre në vendlindje. Erblini është shembull i gjeneratës së re që po e çon emrin e Kosovës në nivelet më të larta të futbollit botëror. Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Erblin Osmanit suksese të vazhdueshme dhe arritje të mëdha në karrierën e tij”, shkruan Federata e Futbollit e Kosovës.
-
Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit
-
Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën
-
Talenti Osmani u stërvit me Bayernin para ndeshjes ndaj Realit
-
Amir Rrahmani nesër në Kosovë, të martën në “Fadil Vokrri”
-
Ademi shpreson që flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi