Sylvinho nuk është më trajneri i Shqipërisë, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.
Në komunikatë bëhet e ditur se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.
Sylvinho iu bashkua Shqipërisë në vitin 2023. Shqipërinë e drejtoi në “Euro 2024”.
Në plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026, u eliminua nga Polonia në gjysmëfinale.