Sylian Mokono do ta vahzdoj karrierën në Kosovë te Prishtina. Klubit të Prishtinës, Mokono i bashkohet nga skuadra e kategorisë së dytë holandeze, VVV-Venlo.
Lajmin për kalimin e mbrojtësi të djathtë te Prishtina e ka bërë të ditur fillimisht klubi holandez, por ka njoftuar më pas edhe Prishtina.
“Sylian Mokono i bashkohet FC Prishtinës. Mbrojtësi i djathtë holandez është përforcimi më i ri i skuadrës sonë në këtë afat kalimtar dimëror. 26-vjeçari është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku ka kaluar disa grupmosha deri te ekipi i parë. Mokono ishte pjesë e Heracles Almelo, me të cilin u shpall kampion në ligën e dytë të Holandës, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës VVV-Venlo. Sylian Mokonos i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!” – ka njoftuar Prishtina.
Mokono iu bashku holandezëve si lojtar i lirë në vitin 2024.