Superndeshja ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Liverpoolit është mbyllur baras.
Të mërkurën në mbrëmje, Neëcastle e Liverpooli së bashku realizuan gjashtë gola, por në fund morën nga një pikë pasi ndeshja u mbyll 3:3.
Alexander Isak shënoi për vendësit në minutën e 35-të.
Curtis Jones me asistim të egjiptianit Mohamed Salah i barazoi shifrat në minutën e 50-të.
Anthony Gordon shënoi për 2:1 në minutën e 62-të me asistim të Isakut.
Salah për Liverpoolin më pas i shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 68-të e të 83-të, por nuk mjaftuan për të marrë fitoren.
Mbrojtësi Fabian Schar u shfaq për ta barazuar rezultatin e për ta vendosur rezultatin përfundimtar të xhiros së 14-të.
Liverpooli i pari ka 35 pikë, 15-të më shumë se Newcastle.