Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali fiton falë supergolave të Militaos dhe Mbappes

Militao - Mbappe

Supergolat e Eder Militaos dhe Kylian Mbappes ia kanë siguruar fitoren e pestë radhazi Real Madridit.

Reali fitoi 2:0 të shtunën në shtëpi ndaj Espanyolit. Ndeshja i takoi javës së pestë të La Ligas.

Qendërmbrojtësi brazilian, Militao, në minutën e 22-të e kaloi në epërsi Realin me supergolin që e shënoi nga distanca.

Me goditje të fuqishme nga distanca edhe sulmuesi francez, Mbappe, në minutën e 47-të e realizoi golin e fundit.

Për 26-vjeçarin Mbappe ishte goli i shtatë këtë edicion në të gjitha garat.

Edhe Katër supergola për fitoren bindëse të Real Madridit Futboll Katër supergola për fitoren bindëse të Real Madridit

Klubi mbretëror i prin tabelës me 15 pikë.

Për Espanyolin ishte disfata e parë, ka edhe tri fitore dhe një barazim. Është në vendin e tretë me dhjetë pikë.


Supergol nga Militao, Reali në epërsi

Qendërmbrojtësi brazilian, Eder Militao, ka realizuar supergol për ta kaluar në epërsi Real Madridin ndaj Espanyolit.

Edhe Reali fiton me golat e Carrerasit dhe Mbappes Futboll Reali fiton me golat e Carrerasit dhe Mbappes

Aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 35-të dhe Reali po udhëheq 1:0.

Militao golin e realizoi në minutën e 22-të me një goditje të fuqishme nga distanca.