Real Madridi e ka mposhtur 2:0 Villarrealin dhe është ngritur në pozitën e parë në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 21-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali ka 51 pikë. Barcelona është në vendin e dytë me 49 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në fitoren e “Los Blancos” shkëlqeu sulmuesi francez, Kylian Mbappe, i cili i realizoi dy golat e fitores.
Mbappe golin e parë e shënoi në minutën e 47-të. Për 2:0 realizoi nga pika e bardhë në minutën e 92-të.
27-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme. Ka 34 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat.
Villarreali mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë.