Erling Haaland ka shënuar edhe dy gola tjerë për Manchester Cityn.
Por të mërkurën mbrëma, skuadra e tij barazoi në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
City barazoi 2:2 në udhëtim te Monaco.
Haaland shënoi në minutën e 15-të për 1:0, ndërsa Jordan Teze i vendësve i barazoi shifrat tre minuta më pas.
Haalandi golin e 14-të në shtatë ndeshjet e fundit për Norvegjinë dhe Cityn, e shënoi në minutën e 44-t.
Sulmuesi norvegjez i ka 52 gola në 50 paraqitje në Champions.
Eric Dier ishte realizator i penalltisë së minutës së 90-të për rezultatin përfundimtar.
City ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshje.
E mposhti Napolin në xhiron e parë, dhe barazoi në xhiron e dytë.
Ndërkohë, Monaco e siguroi pikën e parë pas humbjes nga Club Brugge në ndeshjen hapëse.
Shkruaj te Sporti per Portalin
14 gola në shtatë ndeshjet e fundit
Erling Haalandi ka realizuar gol në secilën ndeshje për klubin dhe shtetin e tij, që nga nisja e muajit shtator.
Ai ka shënuar tjetër gol për Manchester Cityn që po udhëheqë 2:1 ndaj Monacos në udhëtim.
Haalandi ka 52 gola në 50 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, ka 14 gola në shtatë ndeshjet e fundit.
VIDEO:
🚨🚨GOAL: ERLING HAALAND FINDS THE EQUALISER FOR MANCITY!!!!!!!!!!!WITH THE BRACE!!!!!!!!!!!!!!
— Goal Ultinate (@goalultinate) October 1, 2025
AS Monaco 1-2 Manchester City pic.twitter.com/435Hyck1vr
Super-Haaland, 51 gola në 50 ndeshje në Champions
Erling Haaland është i papërmbajtshëm në fillim të këtij sezoni.
Ai ka realizuar tjetër gol për Manchester Cityn, që është duke barazuar me Monacon, 1:1.
Haalandi realizoi në minutën e 15-të.
ERLING HAALAND GOAL. WHAT A FINISH !!! 1-0 MAN CITY pic.twitter.com/pADhgqENtN
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) October 1, 2025