Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë pa mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones, për ndeshjet kualifikuese ndaj Andorrës dhe Serbisë.
Stones është larguar nga kampi anglez për shkak të një lëndimi muskulor.
Këtë e bëri të ditur selektori i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel, të premten në konferencë për shtyp.
Anglia të shtunën e pret Andorrën kurse të martën e ardhshme udhëton në Serbi.
“Fatkeqësisht John sapo u largua nga kampi. Ai erdhi me probleme të vogla muskulore dhe nuk përparoi siç mendonim dhe shpresonim, kështu që u largua këtë mëngjes. Ne nuk do të rrezikojmë me të”, ka thënë Tuchel.
Anglia është në Grupin K së bashku edhe me Shqipërinë dhe me Letoninë. I prin grupit me nëntë pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Quansah dhe James mungojnë në stërvitjen e Anglisë
-
James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje
-
Selektori anglez thotë se mbrojtja e Ganës ishte më e forta që ka parë ndonjëherë
-
Lëndohet mbrojtësi anglez, largohet nga Botërori
-
Anglia publikoi listën – Alexander-Arnold, Maguire, Palmer e Foden jashtë Botërorit