Skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet skuadrës Go Ahead Eagles dhe Stuttgartit.
Stuttgarti e fitoi ndeshjen 4:0, por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur kur mesfushori i skuadrës gjermane, Angelo Stiller, u bullizua për pamjen e tij.
Victor Edvardsen, sulmuesi i skuadrës që e fitoi Kupën e Holandës, e bullizoi Stillerin për shkak të hundës.
Lojtarët e Stuttgartit të pakënaqur me gjestin e tij, filluan përplasje fizike me të.
Gjyqtari më pas shpërndau kartonë të verdhë për të dy futbollistët.
Edhe
Aston Villa fiton ndeshjen me shumë gola të Championsit
Edvardson nuk ka kërkuar falje për gjestin e tij.
“Nuk kam kërkuar falje dhe nuk e di nëse do ta bëj një gjë të tillë. Emocionet janë pjesë e futbollit. Nuk është lehtë të kërkosh falje, por edhe ai ka thënë fjalë të cilat ju nuk i dini. Ai do të duhej të më kërkonte falje mua”, ka thënë suedezi Edvardson.