Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sneijder: Busquets është futbollist i neveritshëm

Wesley Sneijder

Legjenda e futbollit holandez, Wesley Sneijder, e ka quajtur të neveritshëm mesfushorin e Inter Miamit, Sergio Busquets. Sipas Sneijderit, Busquets është lojtar i bezdisshëm për të luajtur kundër tij.

“Busquets është lojtar jashtëzakonisht i bezdisshëm të cilit gjithmonë i lejohej të bënte ndërhyrje të pa lejuara. Por Busquets kur të merr goditje të palejuar nga ndonjë futbollist fillon të qajë. Busquets është lojtar i neveritshëm. Unë kam pasur zënka me të në çdo lojë”, ka deklaruar holandezi Sneijder në një intervistë për “Ziggo Sport”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spanjolli Busquets është legjendë e skuadrës së Barcelonës.

Ai ishte shumë i rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Spanjës. 36-vjeçari u largua vitin e kaluar nga Barça për t’u transferuar si futbollist i lirë te skuadra e Inter Miamit.