Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Simoni do të jetë portier i parë i dy herë kampionit të Gjermanisë

Simon Simoni

Lëndimi i portierit të parë të Kaiserslauternit, Julian Krahl, i ka dhuruar portierit Simon Simoni rast të artë.

20-vjeçari tani do të jetë portier i skuadrës që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i ka dy javë kohë për t’u përgatitur edhe mentalisht për rolin e ri në skuadër.

Të shtunën e ardhshme, 20-vjeçari do të jetë në mes të shtyllave për ndeshjen që Kaiserslauterni e luan ndaj Fortuna Dusseldorfit.

Për Simonin do të jetë ndeshja e parë si titullar në Bundesliga 2.

Simoni ka qenë portier në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë, nga U15 deri në U21.

Karrierën e ka nisur në Shqipëri te shkolla e futbollit Shënkolli, ndërsa më pas i ishte bashkuar Dinamos. Nga Dinamo u transferua për 600 mijë euro tek Eintracht Frankfurti, që e huazua Simonin tek Ingolstadti fillimisht e më pas te Kaiserslauterni.

Kaiserslauterni po e kërkon inkuadrimin në Bundesligë.

Aktualisht i ka 43 pikë në vendin e katërt, pesë më pak se lideri Hamburgu.