Futboll

Sigurimi i një bilete për ndeshjen vendimtare, sfidë për tifozët e Napolit

Napoli

Mbi 400 mijë njerëz janë në radhë për të blerë një biletë për ndeshjen e paharrueshme të Napolit kundër Cagliarit. Ndeshja e së premtes mbrëma do të përcaktoj kampionin, pasi në të njëjtën kohë luhet edhe Como – Inter. Dhe, titulli do t’i takoj ose Napolit ose Interit. Pra, të gjithë tifozët e Napolit duhan të jenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të historisë dhe janë në kërkim të një bilete.

Rezultati është se tani ka më shumë se 400 mijë njerëz në radhë që shpresojnë të blejnë të paktën një biletë.

“Për momentin sektori mysafir i stadiumit ‘Maradona’ u përket tifozëve të Cagliari, por duke pasur parasysh renditjen në të cilën janë dhe sigurinë e tyre, ata madje mund ta anulojnë udhëtimin dhe të hapim sektorin mysafir për napolitanët”, ka thënë Amedeo Bardelli, shefi të kompanisë për shitje të biletave online.

Ndeshjet Napoli – Cagliari dhe Como – Inter luhen të premten nga ora 20:45.
Pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Për Rrahmanin do të ishte titulli i dytë me Napolin.