Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Si u bë gati Rrahmani të luante të dielën?

Amir Rrahmani

Të mërkurën trajneri i Sparta Pragës, Brian Priske, tha se sulmuesi Albion Rrahmani, nuk do të mund të luajë deri pas ndeshjeve ndërkombëtare “për shkak të disa problemeve shëndetësore”. 

Por Rrahmani të dielën luajti nga minuta e 72-të për Sparta Pragën që fitoi 5:2 ndaj Slovackos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën, trajneri Priske tregoi si u bë gati Rrahmani të paraqitet në fushë, ndonëse ishte në dyshim.

“Kur fola me ju, ai duhej të mungonte, por pastaj situata ndryshoi papritur”, ka thënë Priske në intervistën dhënë për “iSport”.

Rrahmani këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me tri asistime.