Për përjashtimin e Idrissa Gana Gueye do të flitet gjatë. Ai qëlloi me shuplakë bashkëlojtarin Michael Keane dhe u përjashtua me të kuq që në minutën e 13-të të ndeshjes.
Megjithatë skuadra e Gueyes, Evertoni, shënoi fitore të madhe të hënën mbrëma. E mposhti 1:0 Manchester Unitedin në “Old Trafford”. Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Premier Leagues.
Kiernan Dewsbury-Hall e shënoi golin për Evertonin në minutën e 29-të.
Unitedi ka dominuar në fushë dhe ka krijuar shumë raste. Por portieri i Evertonit, Jordan Pickford ka shfaqur formë të lartë duke e mbajtur portën e paprekur. Ndeshje plot angazhim kishin edhe lojtarët tjerë të Evertonit.
Evertoni tani i ka 18 pikë në vendin e 11-të. 18 pikë i ka edhe Manchester Unitedi në vendin e dhjetë.
-
Unitedi me një lojtar më shumë në fushë po pëson nga Evertoni
-
Gueye kërkon falje për shuplakën, trajnerët nuk kundërshtojnë rrahjen mes bashkëlojtarëve
-
Unitedi ndalet në fund nga Evertoni
-
Chelsea nuk e shfrytëzon gabimin e Liverpoolit, turpërohet nga Evertoni
-
Unitedi fiton dhe ngritët në vendin e katërt