Shqipëria U17 të hënën pësoi katër gola nga Portugalia në nisje të Kampionatit Evropian.
Të enjten pësoi edhe katër gola tjerë, në disfatën 4:0 nga Gjermania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe i takoi Grupit A.
Golat për përfaqësuesen gjermane i shënuan Jeremiah Mensah, Alexander Staff, Ëisdom Mike dhe Keziah Oteng-Mensah.
Shqipëria është e fundit pas dy ndeshjeve.
Gjermania ka tri pikë në vendin e tretë pas dy ndeshjeve, pas disfatës së pësuar nga Franca në ndeshjen e parë, 3:0.
Shqipëria që është nikoqire e turneut, ndeshjen e fundit e zhvillon të hënën ndaj Francës nga ora 20:30 në Elbasan.