Futbollisti kosovar Shkëlqim Vladi ka shkëlqyer në stadiumin e Partizanit në Beograd. Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 68-të, ndërsa kontribuoi me asistim në fitoren e Luganos 1:0 kundër Partizanit të enjten mbrëma. Ai asistoi për Mattia Zanottin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Lugano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Luganon në portë u paraqit portieri Amir Shaipi, ndërsa Uran Bislimi u largua nga fusha në minutën e 80-të. Albian Hajdari qëndroi në stol.