Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri: Statistikat nuk thonë asgjë në futboll

shaqiri

Baseli është ndalur në plejofin e Ligës së Kampionëve dhe do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Kampionin e Zvicrës e eliminoi Copenhageni, që e fitoi 2:0 ndeshjen e së mërkurës mbrëma në shtëpi.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen në Kopenhagë.

“Mendoj se jemi mbajtur mirë. Statistikat e thonë këtë po ashtu. Por nuk mund të sigurosh asgjë me statistika në futboll. Për fat të keq nuk ia dolëm të shënojmë gol, që do të ishte shumë i rëndësishëm. Jemi mbajtur mirë dhe detajet vendosën ndeshjen”, ka thënë Shaqiri.

“Në këtë nivel çdo gjë ndëshkohet rëndë. Është dëshpëruese. Është dashur t’ia dalim, por nuk e arritëm. Na duhen disa ditë për t’u kthyer dhe për të analizuar se çka shkoi mirë e çka keq. Por është një kampanjë e mirë edhe në Ligën e Evropës”, ka theksuar Shaqiri.