Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri më i suksesshëm se gjithë lojtarët aktivë të Zvicrës

Xherdan Shaqiri

Albian Ajeti, Christian Fassnacht, Dario Marzino, Sandro Lauper e Ulisses Garcia kanë nga pesë kampionate të fituara me klubet ku ata kanë luajtur.

Nga gjashtë tituj kanë David von Ballmos, Yann Sommer e Fabian Frei.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kampion në këtë statistikë është Xherdan Shaqiri që ka tetë tituj kampioni.

Të parin e festoi me Baselin në edicionin 2009/10.

Para se ta vazhdonte karrierën jashtë Zvicrës, ai i fitoi edhe dy tituj tjerë me skuadrën e madhe zvicerane.

Tre tituj të tjerë, Shaqiri i fitoi me Bayern Munichun. Më pas kaloi kohë tek Interi dhe Stoke City. 33-vjeçari një tjetër titull e fitoi në Premier League, me Liverpoolin. Kjo ndodhi në vitin 2020.

Dhe në sezonin e tij të parë pas kthimit te Baseli, u stolis sërish me titullin e kampionit në Zvicër.

Për Shaqirin ishte titulli i tetë në karrierën e suksesshme si futbollist.