Futboll

Shaqiri e nis vitin me gol e asistim

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri e ka nisur mbarë vitin 2026. Shaqiri shënoi një gol, asistoi një herë dhe nxori një penallti në fitoren e Baselit ndaj Slavia Pragës me rezultat 4:3. Ndeshja miqësore ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martën pasdite në Marbella të Spanjës. Shaqiri në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa realizoi golin për 2:2 në minutën e 65-të. Ishte supergol nga Shaqiri, i cili asistoi për golin e tretë të Baselit. Golin për 3:2 e realizi Kaio Eduardo në minutën e 82-të. Pesë minuta më vonë, Shaqiri nxori penallti, të cilën në gol e shndërroi Ibrahim Salah.
Golin e parë për Baselin e shënoi sulmuesi kosovar, Albian Ajeti.
Ishte ndeshja e parë për Baselin këtë vit.